E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Rama ka projektuar keqësinë shpirtërore tek punonjësit e administratës!
Publik News

Berisha: Rama ka projektuar keqësinë shpirtërore tek punonjësit e administratës!

Sillet si pushtues ndaj shqiptarëve.

Këtij regjimi i mungojnë vetëm kampet e përqëndrimit.

kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për “persekutimin” e punonjësve të administratës. Gjatë një takimi me ish-punonjës të administratës, Berisha tha se këtij regjimi i mungojnë vetëm kampet e përqëndrimit.

Sipas tij, qeveria ka vendosur një regjim antishqiptar dhe sillet ndaj qytetarëve si pushtues i huaj.

Berisha: I bëtë radiografinë e plotë këtij regjimi, këtij sistemi që dhunon liritë dhe të drejtat e qytetarëve njësoj sa një diktaturë përveçse nuk ka kampet e përqëndrimit dhe burgjet politike siç kishte diktatura e Enver Hoxhës. Në të gjitha aspektet e tjera, ky është një regjim i diferencimit politik, një regjim antishqiptar që sillet ndaj shqiptarëve njësoj si një pushtues i huaj. Sillet ndaj shqiptarëve duke mos respektuar asnjë ligj, asnjë normë.

Duke përdorur një spastrim masiv bazuar kryekëput në parime klasore. Edi Rama ka projektuar këto vite në shoqërinë shqiptare dhe në administratën e këtij shteti, keqësinë shpirtërore që trashëgon nga etërit e vetë. Keqësi e cila në raport me njerëzit e tjerë, administratën dhe qytetarët, kishte tipar kryesor përçmimin dhe shpërfilljen.

Më pas armikun e klasës. Nuk janë trajtuar përveç burgjeve dhe kampe, më keq të persekutuarit në diktaturë se sa jeni trajtuar ju në këto vite. Edhe atyre ua hiqnin vendin e punës, ju mohonin shkollën. Të gjitha këto i keni pësuar edhe ju. Kush jeni ju, çfarë jeni ju. Jeni gra dhe buirra që meritoni një medalje nderi për shërbimet e jashtëzakonshme që i keni bërë vendit me përkushtimin tuaj.

Përkushtimi juaj bëri të mundur që shqiptarëve t’u dyfishohen rrogat dhe pensionet. Të dalin për herë të parë me rrogën mesatare më të lartë në krahasim me vendet e Ballkanit, përveç Greqisë. Shqipëria u bë një ndër vendet më të sigurta në rajon. Ju bëtë që Shqipëria të kishte një klimë biznesi ndër më miqësoret.

Ndërton instalacion 4 mln euro! Fluturimet me avion i shkojnë deri në 300 mijë euro

Sali Berisha akuzon kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij se nxjerrin forma nga më të ndryshmet për të vjedhur qytetarët shqiptarë.

Gjatë një bashkëbisedim me të larguarit nga puna, Berisha kujtoi kohën kur ishte kryeministër, duke sqaruar se për 8 vite ka përdorur makinën e një ish ministri të PS, Marko Bello. Ndërsa Rama- tha ai- ndërton instalacion me vlerë 4 mln euro dhe udhëton me avion që i shkon deri në 300 mijë euro fluturimi.

“Ju çdo ditë jeni dëshmitarë dhe dëgjoni sesi shpiken, aplikohen mënyra të reja vjedhje, në cdo formë. Sesi një kryeministër, mua më vjen keq tua them këtu, por unë 8 vite me ndërgjegje të fortë kam qëndruar me një makinë të një ish ministri socialist, të të ndjerit Marko Bello. Ndërsa ky që është sot blen për oborrin e kryeministrisë 4 mln euro instalacion druri. Ajo që drejton sot ministrinë e Jashtëm bën 15 rrugë me helikopter për qëllime partiake në Dibër, 15 mijë euro secila rrugë. Nuk mund të ndodhin kurrë këto. Por ndodhin sepse ai vet merr avion në dispozicion ku fluturimi i shkon nga 150 deri në 300 mijë euro”, u shpreh ndër të tjera Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.