Berisha: Rama si Enveri, fsheh shpenzimet që ia dinte vetëm Nexhmija
“Mbron Ballukun për të shpëtuar veten”
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se po ushtron presion ndaj drejtësisë, pas çuarjes së pezullimit nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Në fjalën e tij në Kuvend, Berisha tha:
“Ky Parlament ngjan sot me parlamentin fals të një regjimi në të cilin një njeri ka marrë çdo pushtet e të bllokojë vendimet e gjykatave për vjedhjet monstruoze të qytetarëve. Një njeri ushtron presion banditesk ndaj gjykatave. Ka vendosur të fshehë të gjitha shpenzimet e tij, si Enver Hoxha ku shpenzimet ishin në një llogari të veçantë që nuk e dinte askush veç Nexhmijes.”
Ai theksoi se Balluku dhe Rama janë zbuluar në bisedat dhe dokumentet e gjetura në telefonat e ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi.
“Në një kohë kur një ministre është zbërthyer në të gjithë qenien e saj nga mesazhet, fotot dhe dokumentet e gjetura në telefonat e Berberit… Një kryeministër është i kapur në çark. Kur vërtetohet se oferta 140 mln euro për ‘Llogaranë’ u zëvendësua me 190 mln ofertë nga turqit. Ndërkohë që vërtetohet nga Banka Botërore se 90% e të gjitha fondeve të ndërtimeve vidhen.”
Berisha akuzoi mazhorancën për dëmet dhe korrupsionin që i ka shkaktuar vendit, dhe shtoi:
“Ekonomia është në rënia të lirë. Forca e ekzekutivit kundër pezullimit, në një kohë kur ajo duhet të ishte prej kohësh, sepse prishin prova ditë e natë. Zhdukin dokumente… Administruan 12 miliardë euro. 10.3 miliardë janë zhdukur pa gjurmë… Këto janë veprat… Rama hodhi poshtë shqyrtimin e 30 deputetëve, por nuk hedh poshtë shqyrtimin e një mase të ligjshme që është e zakonshme në Europë dhe kudo.”
Ai përfundoi me një paralajmërim:
“Edi Rama, unë kam thënë shumë gjëra, por ju, por kurrë atë që ka thënë Rama, ai dhe jo unë ka thënë se PS është bordello. Unë se kam thënë kurrë këtë dhe se kam atë koncept. Por për të parë se kush është bordello e vërtetë shkoni të SKAPI i partisë dhe shihni dokumentet. Duhet ti shihni dhe atje do mësoni se kush është bordello e vërtetë.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



