Berisha replikon me Ballën: Berisha i përgjigjet Ballës: Çdo qindarkë e paguar për të bërë transparencë nga unë dhe familja ime, është në ILDKPI
Në fjalën e tij, kryetari i PD, Sali Berisha ka kundërshtuar akuzat e Taulant Balla, duke theksuar se çdo pagese e bërë nga ai dhe familja e tij ka qenë e ligjshme dhe e dokumentuar. Ai ka theksuar se të gjitha transaksionet janë realizuar përmes rrugëve bankare dhe janë deklaruar në ILDKPI, duke iu referuar transparencës totale mbi burimet e të ardhurave.
Berisha e ka ftuar Taulant Ballën dhe figura të tjera të qeverisë që të bëjnë transparencë mbi burimet e pasurisë së tyre dhe të ndalojnë lidhjet e dyshimta me korrupsionin dhe abuzimin me pasurinë publike. Ai ka akuzuar qeverinë dhe njerëz të tjerë të afërt me pushtetin, duke përmendur lidhje të paligjshme me tendera dhe fonde të dyshimta. Berisha i është drejtuar gjithashtu Ballës dhe të tjerëve, duke i quajtur ata pjesë të një skeme të gjerë të korrupsionit, që përdorin paratë e taksaspaguesve dhe fonde të tjera të paligjshme për të mbushur xhepat e tyre.
FJALA E BERISHËS:
Ju e dëgjuar Taulant Begoyarisin që bëri një deklaratë për pagesat që kam bërë unë në Angli për avokatin.
Tani përgjigja ime: Çdo qindarkë e paguar për të bërë transparencë nga unë dhe familja ime, është bërë në rrugë bankare.
Çdo qindarkë është deklaruar në ILDKPI. Asgjë pa deklaruar.
Çdo qindarkë është tatuar dhe e ardhur nga burime të ligjshme dhe të deklaruara. Paratë e paguara nuk vijnë nga biznese që ditën fitojnë tendera dhe natën derdhin ryshfete në llogaritë e Jolkës dhe Erionkës, apo të Edit dhe të Lindës, të dyve.
Nuk është bërë me eurot apo fondet e taksëpaguesve europianë apo amerikanë, që pëfundojnë në fustanet e Jolkës, në orgjitë e Erionit.
Nuk janë paratë e inceneratorit që nuk ekziston, të grabitura nga Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Nuk janë as paratë e checkup që lë pa ilaçe të sëmurët me sëmundje malinje.
Nuk janë paratë e sterilizimit, të grupit të strukturuar kriminal me në krye Edi Ramën.
Nuk janë paratë që Edi Rama përmes Duçkëve të tij, i jep për të korruptuar McGonigalin.
Nuk janë as nga lidhjet me bandën e Elbasanit, që përdor Taulant Balla kjo prostitutë politike për të burgosur kundërshtarët e tij politikë.
Kjo është deklarata lidhur me ato ç’ka tha njeriu me 5 mbiemra, njeriut të cilit prap ua kam lexuar dhe lexoj, sepse është minierë në botën e nëndheshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



