E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha: Sirenat e urisë po oshëtijnë në të gjithë vendin! Bordet të japin dorëheqjen, shushunja monopolistike që vjedhin qytetarët
Lajme

Berisha: Sirenat e urisë po oshëtijnë në të gjithë vendin! Bordet të japin dorëheqjen, shushunja monopolistike që vjedhin qytetarët

Ish-kryeministri Sali Berisha foli gjatë seancës plenare këtë të hënë në lidhje me rritjen e çmimeve në vend.

“Sot mediat informuan se shqiptarët blenë ushqimet e tyre mesatarisht 20% më shtrenjtë se një muaj më parë. Rritja stratosferike e ushqimeve ka bërë që sirenat e urisë të oshëtijnë në të katërt e vendit. Rritja stratosferike e ushqimeve ka bërë që dhjetëra të sëmurë të mos blejnë dot ushqimet e tyre.

Narko-qeveria nuk ka bërë asgjë, ka krijuar bordet që janë shushunja monopolistike.

I bëj thirrje anëtarëve të bordeve të japin dorëheqjen të mos përligjin këtë vjedhje që u bëhet nga monopolistët qytetarëve shqiptarë. Inflacioni ka vetëm një përgjigje indeksimin dhe jo krijimin e bordeve.

Të marrë fund kjo praktikë e shushunjave. Bordet i kanë blerë me lecka monopolet. Qytetarët varfërohen, bordet pasurohen, oligarkët pasurohen”, tha Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi gjatë fjalës së tij në Kuvend se kreu i qeverisë Edi Rama ka dërguar njerëz që t’i bëjnë presion kreut të Komunitetit Mysliman Shqiptar që të dorëhiqet nga posti i tij.

Berisha tha se kjo ka ardhur me kërkesë të presidentit turk Recep Tayip Erdogan. Ai shtoi se presidenti turk duhet të sjellë dosje për çdo individ, pasi shtoi se nuk mund të gjykohen njerëz vetëm pse janë shkolluar me fondet e Gylenit.

“Informohen se Edi Rama ka dërguar njerëzur për t’i bërë presion kruet të KMSH për të dhënë dorëheqjen sepse sipas tij këtë kërkon Erdogan. Unë jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe këto qëndrime të Edi Ramës.

Asnjë ndërhyrje nuk lejohet në autonominë e komuniteteve fetare. I bëj thirrje presidentit të Turqisë të sjellë dosje për çdo individë. Ne nuk mund të fajësojmë njerëz që janë shkolluar me fondet e Gylenit ku ai ka qenë aleatit juaj më i ngushtë, kjo nuk mund të ndodhë”,tha Berisha.

Ai shtoi se nesër kur PD të jetë në pushtet do paguajë çdo qindarkë të shpenzuar për ndërtimin e xhamisë. “Nuk mund të ndërhyhet në këtë pikë. Për xhaminë e falenderojmë për ndërtimin.. Por nesër në pushtet do paguajmë çdo qindarkë për ndërtimin e saj, Autonomia është shumë më e çmuar”, u shpreh ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.