E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha sulmon Yuri Kim, i përmend udhëtimin me Anjeza Majën
Politikë

Berisha sulmon Yuri Kim, i përmend udhëtimin me Anjeza Majën

Sali Berisha ka sulmuar ambasadoren Yuri Kim, nga Foltorja e Lezhës, duke thënë se ajo është në konflikt interesi pasi kalon fundjavat me “Majezën e qeverisë”, duke i’u referuar Anjeza Majës, punonjëse në ERTV.

“Ne jemi forcë politike pro-perëndimore dhe vokacionin pro-perëndimor e kemi pasur dhe do e kemi qëllimin kryesor. Ju thashë që jo vetëm do fitojmë zgjedhjet, por do vendosim marrëdhënie më të mira miqësore BE dhe SHBA ku kemi miq të shkëlqyer.

Nuk duhet të nisemi nga disa qëndrime sporadike ose qëndrime të caktuara.

Kur iu thashe nja dy muaj më parë se zonja ku përmendi barin, u shpreha se zonja e nderuar kullot në livadhet e qeverisë, pak kush e kuptoi këtë gjë, por tani që e shohin me Majezën e qeverisë nëpër vikende, e kanë të qartë se Sali Berisha kishte të drejtë. Unë askujt nuk i hyj në jetën private, por konflikti i interesit është konflikt interesi, cilido qofsh.

Ndaj jam i mendimit se objektiviteti dhe jo konflikti i interesit, janë rruga e duhur për të vlerësuar realitetin shqiptar,” tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.