E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha tallet me partinë e krijuar nga ushtari i  Bashës, Alibeajn &Co: Për Tao Taot e kuptoni vetë…
Lajme

Berisha tallet me partinë e krijuar nga ushtari i Bashës, Alibeajn &Co: Për Tao Taot e kuptoni vetë…

Kreu i PD-së Sali Berisha është tallur me ushtarin e Bashës, Enkelej Alibeajn &Co të cilët kanë krijuar parti të re dhe janë shprehur se nuk do të ketë një aleancë me PD.

Berisha është shprehur duke ironizuar:

“Për Tao Taot parti si kjo e fundit e kupton vetë komentin e Berishës”.

Më tej shtoi se, PD është e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha formacionet që objektiv kryersor kanë largimin e kryeministri Edi Rama.

“PD është e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha formacionet politike që kanë objektiv kryesor largimin e Ramës nga pushteti krijimin e qeverisë teknike dhe zgjedhjet e lira”, tha lideri i opozitës.

Ndër të tjera theksoi se Basha, Alibeaj &Co janë talebanët e politikës dhe veglat e Ramës.

“Ata të cilët mendojnë se, duhet të përcaktojnë kryeministrin e Shqipërisë larg vullnetit të zgjedhësve shqiptarë ata janë një variant, talebanët e politikës, ambientalistë dhe veglat e Ramës. As Sali Berisha dhe as njeri tjetër nuk mund të përcaktojë përveç shqiptarëve”, përfundoi Berisha.

Deputetët e larguar nga PD krijojnë partinë “Djathtas”

Kjo parti politike u krijua nga Enkelejd Alibeaj, Arbi Agalliu, Flutura Acka dhe Seladin Jakupllari.

Gjithashtu partia e re përbëhet nga Agron Kapllanaj dhe Roland Bejko. Pjesë e kësaj force politike është Edvin Kulluri dhe Rezart Kthupi.

Më tej  Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi ditën e sotme përballë gazetarëve se nuk mund të kemi një qeveri teknike me Ramën kryeministër pasi është jashtë çdo imagjinate, ky i fundit është modeli i dështimit të plotë.

“Ne kemi përpara një armik të votës së lirë, Edi Rama dhe ne do përdorim të gjitha mjetet e mosbindjes civile për largimin e tij në mënyrë që shqiptarët të votojnë të lirë”-u shpreh Berisha.

Fjala e tij:

Qeveri teknike si e vitit 2017? Berisha: Ai ishte model i dështimit të plotë! Një qeveri teknike me Ramën kryeministër është jashtë çdo imagjinate

Ai është modeli i dështimit të plotë.

Qeveri teknike me Ramën kryeministër, është jashtë çdo imagjinate.

Dy gjëra duhet të përsëris këtu, ne jemi forcë demokratike dhe pushtet me dhunë nuk marrim kurrë.

Ne jemi forcë demokratike dhe në pushtet vijmë vetëm me votë.

Por ne kemi përpara një armik të votës së lirë, Edi Rama dhe ne do përdorim të gjitha mjetet e mosbindjes civile për largimin e tij në mënyrë që shqiptarët të votojnë të lirë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.