Berisha tha që është arratisur, Tom Doshi: Jam në mes të Tiranës
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi, ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Sali Berishës, i cili tha se ai mund të jetë arratisur.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Doshi publikoi edhe një foto, duke i drejtuar një mesazh të fortë liderit të PD-së dhe duke e quajtur atë “mashtrues”.
Kreu i PSD thekson se ndodhet aktualisht në mes të Tiranës, duke pirë kafe mes miqsh, dhe jo të përfshirë në paranoja politike.
“O Sali mashtruesi! Për 20 vjet ke shpifur kundër meje. Nuk jam larguar, jam këtu, në mes të Tiranës, duke pirë kafe mes miqsh dhe jo mes paranojash. Nuk frikësohem, sepse nuk e kam vjedhur popullin si ti,” shkruan Doshi.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



