E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti i Tom Doshit provokon protestuesit me gjestin e papritur
Lajme

Deputeti i Tom Doshit provokon protestuesit me gjestin e papritur

Situata para godinës së Kuvendit është tensionuar ndjeshëm gjatë protestës që po zhvillohet paralelisht me seancën plenare.

Përplasjet kanë nisur pasi deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Besnik Brahimi, është parë duke bërë një gjest provokues ndaj turmës, duke u ngritur dy gishtat lart. Ky veprim ka shkaktuar reagime të menjëhershme, duke përshkallëzuar tensionin në hyrje të Parlamentit.

Besnik Brahimi është pjesë e forcës politike të drejtuar nga Tom Doshi, ndërsa incidenti ka ndezur më tej atmosferën e protestës.

Pas këtij momenti, një grup protestuesish u afruan drejt perimetrit të sigurisë dhe hoqën një pjesë të gardhit metalik të vendosur nga autoritetet për të mbrojtur hyrjen e Kuvendit.

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat e Policisë, të cilat u pozicionuan për të ndaluar avancimin e protestuesve dhe për të mbajtur situatën nën kontroll.

Protesta vijon e tensionuar, me përplasje sporadike mes qytetarëve dhe policisë, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen ngjarjet në vijim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.