E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha thirrje Kongresit amerikan: Hetoni dosjen shqiptare të McGonigal
Politikë

Berisha thirrje Kongresit amerikan: Hetoni dosjen shqiptare të McGonigal

“Historia e gjobave është më e gjerë! Do s’do Edi Rama, Komisioni Hetimor do ngrihet!”

Kreu i Partisë Demokratike, në konferencën e përjavshme për gazetarët, i ka bërë thirrje autoriteteve të huaja që të hetojnë çështjen shqiptare të  “McGonigal”.

“Gjobëvënësit qarkullonin me lejen e kryeministrit, dhe për ‘SKAP’ asgjë s’ka ndodhur. E vërteta është që historia e gjobave nuk është veprim vetëm i McGonigal dhe Duçka e Neza. Historia e gjobave është më e gjerë. I bëj thirrje FBI të hetojë në çdo detaj dosjen shqiptare, e cila është një nga dosjet më të shëmtuara të botës.

Implikimet e padiskutueshme, terrenin e krijuar në funksion të kësaj gjobëvënieje, sepse në këtë mënyrë do mund të ndëshkohen të gjithë përgjegjësit. Njëri tregonte distinktivin, tjetri me krenari të madhe, ambasadoren si followers të tij. Uroj që ky problem të hetohet. Ne do kontribuojmë, po përpiqemi. Komisioni Parlamentar hetimor do të krijohet, do s’do Edi Rama”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.