E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha thirrje Prokurorisë së BE dhe OLAF: Hetoni komunikimet Rama-Mogherini
Lajme

Berisha thirrje Prokurorisë së BE dhe OLAF: Hetoni komunikimet Rama-Mogherini

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar nga Prokuroria Publike Europiane të hetojë e-mail-et dhe SMS-të që, sipas tij, kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer me ish-shefën e diplomacisë europiane, Federica Mogherini, për ndërtimin e Kampusit të Kolegjit Evropian në Shqipëri.

Berisha pretendon se ekziston një marrëveshje e fshehtë midis Ramës dhe Mogherinit dhe i bën thirrje prokurorisë të hetojë gjithashtu komunikimet e tyre përmes telefonave të koduar SkyEcc dhe Matrix, të cilat sipas tij Rama i ka përdorur edhe në raste të tjera të korrupsionit ndërkombëtar.

Berisha: “Prokuroria Publike Europiane, ju bëj thirrje të hetojmë marrëveshjen e fshehtë Rama-Mogherini për ndërtimin e Kolegjit Evropian në Tiranë. Ju bëj thirrje të hetohen e-mail-et, SMS-të që Rama ka shkëmbyer me Mogherini dhe, në veçanti, komunikimet e tyre me telefona të koduar SkyEcc, Matrix, të cilat është vërtetuar se Rama i ka përdorur në raste të tjera të korrupsionit ndërkombëtar.”

Berisha shtoi se shqiptarët do të vlerësonin hetimin e lobimit që Mogherini, sipas tij, ka bërë për Ramën, për sukseset e tij imagjinare, mbulimet e megaskandaleve të tij në Bruksel dhe angazhimin e saj kundër opozitës shqiptare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.