E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha thirrje  qytetarëve :  Dëgjoni  7 kandidatët e primareve, planet e tyre për Tiranën
Publik News

Berisha thirrje qytetarëve : Dëgjoni 7 kandidatët e primareve, planet e tyre për Tiranën

Kryetari i PD-së, Sali Berisha,  i ka ftuar sot qytetarët të ndjekin takimet që po zhvillojnë në Tiranë, kandidatët e PD-së në primaret për bashkinë e kryeqytetit, planet e tyre, idetë e tyre për zhvillimin e Tiranës.

Berisha shkroi: “Të dashur miq, sot, 7 kandidatët në Primare për Bashkinë Tiranë, Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoci, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti dhe Julian Deda, do të zhvillojnë takimet e radhës, ku do të shpalosin planin e tyre për t’ia rikthyer Tiranën banorëve të saj.

Ora 11:00, Hotel Mondial, kandidatët takim me banorët e degës 7 dhe 10

Ora 13:00, Bar Restorant Sela, Kombinat, takim me banorët e degës 6, 13, 15 dhe 16

Ora19:00, në ambientet e Kompanisë 2A në ish-Kinostudio, takim me banorët e degës 3, 4 dhe 14.  Ju ftoj t’i ndiqni sipas dëshirës.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.