Besa Shahini e emëroi Rektor Bernard Dostin, por ka publikime plagjiaturë
Por pak kohë më parë, studiuesi Taulant Muka në një prej denoncimeve të plagjiaturës, përmendte edhe Bernard Dostin.
Në atë kohë, Muka tha se Dosti së bashku me ish zëvendësministrin e Arsimit Ervin Demo kishin kopjuar 100% një artikull shkencor.
“Është një material i kopjuar 100% nga një tekst i huaj. Aty përveç plagjiaturës ka edhe probleme të tjera. Ai nuk i ngjan një artikulli shkencor. Artikulli shkencor për atë që e njeh shkencën ka strukturën e vet, duke filluar nga hipoteza, metotologjinë, rezultatet dhe diskutimi”, thoshte në tetor të vitit 2018 Muka për punimin e Ervin Demos dhe Bernard Dostit.
Ervin Demo për shkak të plagjiaturës në temën e doktoraturës, u largua nga posti i zëvendësministrit të Arsimit. Ai tashmë është kandidat i Partisë Socialiste për bashkinë e Beratit, ndërsa Bernard Dosti u emërua me urdhër të Ministres së Arsimit Besa Shahini, si Rektor i Përkohshëm i Universitetit të Tiranës.

Statusi i plote i Taulant Mukes
Besa Shahini, nuk e di cfare emri ti ve veprimit te fundit qe sapo ke nderrmare. Shkarkon Mynur Koni dhe emeron rektor Bernard Dosti me publikime plagjiature! Ku eshte standardi qe vendos Besa? Z. Dosti eshte denoncuar publikisht per artikull plagjiature (me bashkautor ish zv/ministrin e Arsimit Ervin Demo) ne Ora News. Madje ka nje kerkese te z. Koni per verifikimin e plagjiature se z. Dosti, por qe eshte penguar si veprim nga Dhori Kule. Ky eshte standardi i Ministrise se Arsimit, lartesoni hajdutet inteletual per te shkaterruar arsimin dhe te ardhmen e te rinjve.
Linku per plagjiaturen te Ora News: http://www.oranews.tv/article/studiuesi-taulant-muka-publikon-nje-tjeter-artikull-te-kopjuar
Artikulli plagjiature i z.Dosti: Financimi individual kundrejt “Pay-as-you-go”, Bernard Dosti, Adela Shera, Ervin Demo. ALBANIAN SOCIO-ECONOMIC REVIEW. No 4, 2012. ISSN 2222-5846.
Artikulli origjinal: Financimi individual kundrejt “Pay-as-you-go”, Bernard Dosti, Adela Shera, Ervin Demo. ALBANIAN SOCIO-ECONOMIC REVIEW. No 4, 2012. ISSN 2222-5846.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



