E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Betohet në Presidencë anëtarja e shtatë e Gjykatës Kushtetuese, Sonila Bejtja
Publik News

Betohet në Presidencë anëtarja e shtatë e Gjykatës Kushtetuese, Sonila Bejtja

Sonila Bejtja është anëtarja e shtatë e Gjykatës Kushtetuese, e dekretuar dje nga kreu i shtetit Ilir Meta që është betuar sot në Presidencë.

Anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese, znj.Sonila Bejtja betohet para Presidentit të Republikës

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës të emërimit të saj nga Kreu i Shtetit, zonja Sonila Bejtja u betua para Presidentit Meta, me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë dhe duke u zotuar se: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”.

Meta i uroi suksese dhe punë të mbarë gjyqtares Bejtja në detyrën e saj tepër të rëndësishme dhe me përgjegjësi të lartë të anëtares së Gjykatës Kushtetuese.

Në ceremoninë solemne të betimit ishin të pranishëm Zv/kryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, Avokati i Popullit, Erinda Ballanca, drejtuesja e misioni OPDAT të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Michelle Lakomy, shefi i Sektorit Politik dhe i Ngarkuar me punë në Delegacionin e BE në Tiranë, Alexis Hupin si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.