E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Biblioteka e Vlorës mbulohet nga balta, Drejtoresha: Kati i parë i librave komplet i shkatërruar!
Lajme

Biblioteka e Vlorës mbulohet nga balta, Drejtoresha: Kati i parë i librave komplet i shkatërruar!

Përmbytjet e regjistruara pas reshjeve të shiut dy ditë më parë në Vlorë kanë shkaktuar dëme të mëdha në biznese dhe bansesa, ndërsa dëme të konsiderueshme ka pasur edhe në bibliotekën e qytetit.

Drejtoresha e Bibliotekës, Iltana Koleka, bën me dije për mediat se kati i parë i bibliotekës është thuajse i shkatërruar. Sipas saj, kjo është hera e tretë që biblioteka përmbytet, ndërsa dëmet janë të mëdha.

“Të themi që situata është diçka mirë, jo. Uji është gjysmë metri i futur, kati i parë i librave të sektorit për fëmijë është komplet i shkatërruar. Por kanë shpëtuar shumë libra. Nuk është hera e parë që përmbytet biblioteka, është hera e tretë që përmbytet në këto 30 vjet. Janë duke u llogaritur dëmet dhe janë duke u  bërë procesverbalet. Kemi shpëtuar sa mund të shpëtohet. Do bëhet bilanci i librave të dëmtuar dhe të humbur”, tha ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.