Bie Facebook, Instagram dhe Messenger
Probleme teknike kanë prekur pasditen e së mërkurës, 22 korrik, disa nga rrjetet më të përdorura sociale në botë, duke shkaktuar shqetësime për miliona përdorues.
Facebook, Instagram dhe Messenger kanë shfaqur vështirësi në funksionim, ku një pjesë e përdoruesve nuk kanë mundur të aksesojnë llogaritë e tyre, ndërsa të tjerë kanë hasur pengesa në dërgimin dhe marrjen e mesazheve.
Të dhënat nga platforma e monitorimit DownDetector tregojnë për një rritje të ndjeshme të raportimeve lidhur me ndërprerje dhe keqfunksionime të shërbimeve të kompanisë Meta. Problemet janë raportuar në disa shtete, mes tyre edhe në rajon, përfshirë Greqinë.
Deri në këto momente, nuk ka një reagim zyrtar nga Meta mbi arsyet e këtij problemi apo një afat të qartë për rikthimin e plotë të shërbimeve. Ndërkohë, përdoruesit vijojnë të raportojnë ndërprerje të pjesshme dhe funksionalitete të kufizuara në aplikacionet kryesore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



