Një punëtor ka rënë nga një pallat në ndërtim dhe ka ndërruar jetë mesditën e sotme.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, tek “Fusha e Aviacionit”.
Sakaq, bëhet me dije se punëtori që ka ndërruar jetë është Mhill Përpepaj.
Ndërkohë grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Informacioni paraprak i Policisë:
Më datë 07.05.2020, rreth orës 12:30, tek ‘Fusha e Aviacionit’, ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim punëtori shtetasi M.P., 63 vjeç, ku mjekët e ambulancës konfirmojnë se ka ndërruar jetë



