E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Bindja Demokratike’, reagon PD: Regjistrimi në KQZ, i paligjshëm, Patozi patericë e Ramës
Politikë

‘Bindja Demokratike’, reagon PD: Regjistrimi në KQZ, i paligjshëm, Patozi patericë e Ramës

“Regjistrimi i partise “Bindja Demokratike” nga ana e KQZ eshte i paligjshëm”.

 

Keshtu ka deklaruar sot Ivi Kaso, sekretari per Çështjet Zgjedhore në PD. Me nje reagim, Kaso, theksoi se ‘Bindja Demokratike’ eshte opozite fasade.

Sipas tij, kjo fakton edhe pse Rama vendosi ta uzurponte KQZ, duke emeruar ne kundërshtim me ligjin 4 anetare nga PS, nderkohe qe thekson se Patozi eshte paterice e tij.

Postimi i Kasos 

Arsyeja pse Edi Rama vendosi qe te uzurponte KQZ, duke emeruar ne kundërshtim me ligjin 4 anetare nga PS, eshte qe, sa here ka zgjedhje, te shpikë rregullat e lojes sipas qejfit. Sot vendosi te rregjistroje Bindjen si opozite fasade, si patericen e tij ne zgjedhje me synimin per te zbehur mungesen e opozites se vertete.
Vendimi i paligjshem dhe politik i shumices se Rames ne KQZ eshte nje tjeter prove per opoziten se Edi Rama eshte armik i zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.
Sot KQZ ka vendosur te regjistroje si parti politike ne zgjedhje, nje subjekt qe ligjerisht nuk konsiderohet parti politike, per shkak se vendimi i regjistrimit i shkalles se pare nuk ka marre forme te prere. KQZ, ka rrezuar edhe qendrimin e vet te meparshem per kete ceshtje, kur ne nje rast identik me votim 7 me 0 kishte vendosur mosregjistrimin e subjektit ne zgjedhje.
Rama e ka te kote. Populli ka vendosur qe ne daten 30 qeshor nuk ka per te patur zgjedhje!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.