E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Biznesmeni dorëzon provat në Prokuori. Ja burimi i 850 mijë eurove dhe kush i priste ato
Lajme

Biznesmeni dorëzon provat në Prokuori. Ja burimi i 850 mijë eurove dhe kush i priste ato

Biznesmeni Lefter Sota, babai i Orest Sotës, ka bërë gati dosjen me dëshmi dhe prova konkrete, që provojnë se biznesi i tij i nisur qysh në vitin 1992, ka krijuar kapitale përtej disa milionë eurove dhe se pagesa e cila iu sekuestrua të birit, ishte dedikuar për kompaninë që priste paratë në Elbasan.
Sota ka biznesin e importit të hekurit dhe ka qenë po ashtu dhe aksioner banke dhe botues shtypi.

Nga shitjet e aksioneve të tij në Bankën Popullore, ai ka marrë mbi 1 milionë euro fitim të provuar në llogarinë bankare.

Ai po ashtu ka futur në dosjen e dëshmive të tij, gjithë transaksionet financiare që provojnë origjinën e parave të tij.

Por, pjesa më e rëndësishme është se Sota provon dhe ku do t’i dërgonte paratë që iu sekuestruan të birit dhe kush i priste ato.

Burime për gazetën TemA panë dëshmitë e Sotës në telefon, dhe sms-të me të cilat ai ka komunikuar më drejtues të një kompanie në Elbasan.

Ai ka kërkuar prej tyre një person kontakti për të pritur paratë që i biri i tij do dërgonte cash në Elbasan.

Dërgesa do të bëhej për depozitë garancie, për blerjen e mallit në vijim.

Në dosjen që Sota do të dorëzojë në Prokurori, janë sms-të që provojnë negociatat me pritësin e parave, si dhe personin e kontaktit që djali do t’i çonte paratë.

Gjatë rrugës, Orest Sota i ka telefonuar dy herë personit që priste parat dhe ka marrë konfirmimin që po e pret.

Sms e parafundit në telefonin e Sotës është ajo që i biri po i thotë se ka komunikuar me pritësin e parave, ndërsa e fundit është se e ka kapur policia.

Orest Sota ka qenë në makinë me shoferin e tij personal, por ka preferuar të jetë vetë në timon.

Të gjitha këto prova, Sota do t’ia dorëzojë nesër Prokurorisë, si dëshmi se shuma e 850 mijë eurove është e biznesit të tij dhe se i ka të gjitha provat bindëse për këtë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.