Biznesmeni Gjergj Luca u jep direktivat politike gazetarëve nga “Kazani Politik”

Në “Fish City” në qytetin e peshkut dhe frutave të detit në Elbasan, biznesmeni i njohur, Gjergj Luca,Biznesmeni Luca, u jep direktivat politike gazetarëve Anila Basha dhe Aleksander Çipa, gjatë prezantimit të një karikature në murin e një objekti të biznesit të tij, që ka marre nga shteti. Ramën e quan Ali Pasha i 2024-s, Berishën Oktapod, Ballén peshkatar i Rozafës, Bashën me këmbë në tokë, Ulsiu dibrani që duhet të presë dru e ti fusë në zjarrin e vettingut të Altin Dumanit, Ballukun me një shkop në kokë të Veliajt, Dash Shehin pijedashës etj.

Po të mungonte origjinaliteti i Lucës edhe në politikë, humor dhe biznes, KY KATUNDI ynë do të dukej shumë më i varfër dhe pa shkëlqimin verbues që ka sot në botë duke u bërë fanar ndriçimi dhe frymëzimi për Europën, Amerikën dhe Azinë.

Ndiqni VIDEON🎥

Në video shfaqen momentet nga shpjegimi i vetë Lucës dhe komentet e gazetarëve rreth personazheve të kësaj vepre arti, që ka marrë shumë orë pune.

Më interesantja e gjithë kësaj muraleje, që në fakt përcjell jo pak mesazhe, është një kazan nën të cilin ka një zjarr, ku është futur kreu i Bashkisë së Tiranës dhe ministra e deputetë. Anash kazanit shkruhet “Vetting, Dumani”, duke përçuar mesazhin se janë në “sitë” nga ana e SPAK-ut dhe jo vetëm.

Një detaj që s’duhet humbur është edhe Rama ku në karikaturë shfaqet si sulltan dhe në krah të tij është Luli. Ndërsa Berisha shfaqet në karikaturë si një oktapod, i rrethuar nga deputetët e opozitës.

Vetë biznesmeni shprehet se kjo vepër arti ka edhe një datë skadence, e cila është më 1 janar 2031. Kjo datë është vendosur pas një dakordësimi mes biznesmenit dhe gazetarëve kritikë.

“Veprat e reja të artit kur janë gati e para se të përurohen duhet si fillim të shihen nga syri i kritikëve, ndaj unë nuk mund të rrija pa ftuar një grup miqsh gazetarësh të njohur e të sprovuar. Anila, Sandri, Eltoni dhe Ëngjëlli asistuan karikaturën më të re murale në qytezën Rozafa dhe debatuan me mua duke i dhënë kohë skadence kësaj vepre arti: 1 janar 2031!”, shprehet Luca në rrjetet sociale ku ka shpërndarë edhe një video nga komentet me gazetarët.

Publikuar nga Publik Media