E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Biznesmeni që protestoi sot për Veliajn para SPAK, fitoi qindra milionë lekë nga Veliaj
Lajme

Biznesmeni që protestoi sot për Veliajn para SPAK, fitoi qindra milionë lekë nga Veliaj

Siç e kemi raportuar dhe më herët gjatë ditës së sotme, në protestën e organizuar para SPAK-ut kanë qenë një pjesë e administratës të organizuar nga drejtorët e Veliajt dhe njerëz qe kanë interesa ekonomike dhe politike me kryebashkiakiun tashmë në pranga dhe me qeverinë.

Një nga personat e identifikuar, më i zëshmi dhe më i zellshmi mes tyre është edhe Florjan Muha i cili rezulton përfitues i dhjetra tenderave publikë në bashkitë Tiranë dhe Durrës. Sipas të dhënave të marra nga “Open Data”, është administrator me 50% i kompanisë “Inert” sh.p.k e specializuar në fushën e ndërtimit të rrugëve dhe godinave. Kujtojmë që Erion Veliaj po hetohet për dhënien e lejeve të ndërtimit kundrejt marrjes së rryshfetit nga disa ndërtues të cilët janë nën hetim nga SPAK.

Protestoi përpara SPAK/ Zbulohet biznesmeni që fitoi qindra

Kompania “Inert” e administruar nga Muha rezulton se ka marrë 30 tenderë publikë në të gjithë vendin, 13 prej tyre në Bashkinë e Tiranës nga kryebashkiaku Veliaj.
Sipas të dhënave të marra nga “Open Data” vlera e tenderëve të marrë nga Muha është 2.93. 212. 555 Lekë.

Protestoi përpara SPAK/ Zbulohet biznesmeni që fitoi qindra

Kompania “Inert”sh.p.k në vitin 2022 ka marrë leje nga kryebashkiaku Erion Veliaj për të ndërtuar
pallate 7,8 dhe 9 kate me parking nëntokësor në rrugën “Hamdi Sulcebe” në kryeqytet.

Në Tiranë ka marrë tenderin për ndërtimin e shkollës 9-vjeçare “Erdit Durham me vlerë 494.674.210 lekë
Një tender tjetër i marrë po në Tiranë është ai për rehabilitimin e Përroit të Gjerozës te “Fresku” me vlerë 69.899. 988 lekë.

Po në Tiranë ka marrë tender me vlerë 5.353.747 lekë për ndërtimin e Srukturës mbajtëse të Lotit II në Dajt.
Tenderë të tjerë janë rikonstruksioni i shkollës “Besnik Sykja”, ndërtimi i urës në Zall Bastar dhe strehëza për kafshët endacake.

Protestoi përpara SPAK/ Zbulohet biznesmeni që fitoi qindra

Në protestën para SPAK biznesmeni pranë Veliajt ka qenë mjaft i zëshëm me thirrjet “Lali Eri o flori ne të presin në bashki”, ç’ka vërteton dhe një herë se lali Erin e mbanin në këmbë interesat korruptive dhe ekonomike me bzinesmenë që përfitojnë tenderë kundrejt pagesave dhe rryshfeteve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.