E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Biznesmeni shqiptaro-amerikan që shtroi darkë për Ramën në New York
Lajme

Biznesmeni shqiptaro-amerikan që shtroi darkë për Ramën në New York

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij zyrtare në New York, ka darkuar edhe me një prej biznesmenëve më të suksesshëm me origjinë shqiptare në SHBA. Bëhet fjalë për Richard Lukaj, shqiptarin me origjinë nga Kosova, i cili është drejtor i lartë menaxhues i “Bank Street Group” dhe këshilltar i bordit kombëtar të “Qendra Truman për Politikat Kombëtare”.


Nuk dihen arsyet e këtij takimi. Siç edhe shihet nga fotot në darkë kanë marrë pjesë edhe bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama. Biznesmeni me origjinë nga Kosova ka falënderuar kreun e qeverisë shqiptare duke postuar edhe fotot në rrjetet sociale.

“Falënderime të veçanta për Kryeministrin e Shqipërisë dhe gruan e tij të bukur Linda që lejuan fëmijët tanë të bashkohen me ne për darkë dhe duke u dhënë atyre mesazhet e tyre simpatike, dhe optimiste. Jemi mirë kur janë të mirë Shqiptarët” –thotë ai. Lukaj njihet për afërsinë e tij me Partinë Demokrate. Ai ka pasur të ftuar në shtëpinë e tij ish-zv.Presidentin amerikan Joe Biden. Në një kërkim të thjeshtë në internet Lukaj shihet në krah edhe të presidentëve amerikanë dhe figurave të larta amerikane. 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.