E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Biznesmenin në Shkodër e paralajmërojnë duke i bërë   copë makinën, mesazhi që i lanë
Publik News

Biznesmenin në Shkodër e paralajmërojnë duke i bërë copë makinën, mesazhi që i lanë

Mjeti i një biznesmeni në Shkodër ka rënë preh e një sulmi.

Bëhet me dije se makina Tiguan” me targë AA 289 OA ngjyrë e bardhë në pronësi të shtetasit Nikolin Shqau, është sulmuar.

Mësohet se makina e biznesmenit ishte e parkuar para derës së shtëpisë, kur është sulmuar nga disa persona të paidentifikuar.

Aurorët me hekur i kanë thyer xhamat makinës dhe duke i shkaktuar edhe dëme të tjera.

Nikolin Shqau ka kuptuar se diçka kishte ndodhur kur dëgjoi sinjalin e makinës, kur doli jashtë ka parë makinën të thyer, teksa brenda saj ishte dhe një letër, që nuk ëshstë ende e qartë se çfarë shkruhej aty.

Janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarje të ndodhur, Shqau ka thënë se i vetmi dyshim është tek një person i cili i ka kërkuar biznesmenit që ta marrë në punë tek bizneset e tij dhe ky i fundit ka refuzuar për një sërë arsyesh, raporton “oranews”.

Policia e Shkodrës ka sekuestruar kamerat ku ndodhi ngjarja si dhe letrën që është gjetur në makinë, dhe po punohet përidentifikimin e autorëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.