Bjellorusi-Shqipëri/ Festë kuqezi! Asist i Roshit, Keidi Bare shënon golin e dytë dhe qetëson Rejën
Edhe pse luajnë në transfertë, do të kërkohet një rezultat pozitiv për ta nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë edicion. Për sa i përket formacioneve zyrtare, trajneri Reja nuk ka preferuar të bëjë shumë ndryshime në krahasim me ndeshjen e fundit që Shqipëria ka luajtur!
Porta i besohet Straskoshës, ndërkohë që mbrojtja do të përbëhet nga Dermaku, Gjimshiti dhe Veseli, Hysaj në krahun e djathtë dhe Trashi në të majtën. Gjasula, Bare dhe Abrashi formojnë treshen e mesfushës. Sulmi i është besuar dyshes, Cikalleshi, Manaj.
LIVE: BJELLORUSI – SHQIPËRI 0-
Komenti minutë pas minute:
78′ GOL! Shqipëria gjen golin e dytë
Cikalleshi 23′, Bare 78′
KOMENTI LIVE:
78′ GOOOOOL SHQIPËRIA 0-2/ Keidi Bare dyfishon shifrat! Pas asistit të Roshit, mesfushori nuk fali duke e dërguar topin në rrjetë!
76′ Zëvendësim te Bjellorusia, largohet Zolotov në lojë Skavish.
74′ Abrashi ndëshkohet me karton të verdhë, për faull në mesfushë!
72′ Zëvendësim i dytë te Shqipëria, largohet autori i golit, Sokol Cikalleshi, vendin e tij e merr Bekim Balaj.
70′ Staseviç harkon një top të rrezikshëm, i cili nuk devijohet nga askush dhe shkon në duart e portierit Strakosha!
68′ Zëvendësim i parë te Shqipëria, largohet nga fusha Trashi i dëmtuar, vendin e tij e merr Odise Roshi, i cili kalon në krahun e djathtë, ndërkohë që Hysaj zhvendoset në të majtë.
65′ Tjetër moment i rrezikshëm në portën e Strakoshës, pas një harkimi nga këndi. Për fat të mirë topi shkon në duart e Strakoshës.
59′ Rrezikshëm vendasit në këto moment, Strakosha lexon mirë lojën dhe del duke larguar me kokë një moment tepër të rrezikshëm.
57′ Kuqezinjtë vijojnë të shfaqen superiorë, por mungojnë rastet e rrezikshme në portën bjelloruse.
52′ Hysaj provon me një pasim të rrezikshëm drejt zonës, por topi devijohet në këndore.
48′ Manaj tenton me një goditje fluturimthi, e cila ishte krejtësisht e gabuar.
46′ Starton pjesa e dytë! Zëvendësim te Bjellorusia me Kaçaturian i cili hyn në fushën e lojës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



