E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bledi Çuçi në Livadhja, ‘ngre në qiell’  kryeministrin: Katrahurën që është bërë me pronësinë nuk ka tokësor ta zgjidhë përveç Edi Ramës
Publik News

Bledi Çuçi në Livadhja, ‘ngre në qiell’ kryeministrin: Katrahurën që është bërë me pronësinë nuk ka tokësor ta zgjidhë përveç Edi Ramës

Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi ka qenë në Livadhja, Bashkia Finiq, ku është takuar me banorë të kësaj zone dhe ka dëgjuar problemet e tyre, ku më kryesoret janë Çertifikatat e Pronësisë dhe vaditja e tokave.

Gjatë takimit me banorët, Çuçi është shprehur se “katrahurën që është bërë me pronësinë nuk ka asnjë tokësor që t zgjidhë përveç Edi Ramës.

“Shumë gjëra janë bërë, këtu ishte abandonuar çdo gjë. Duhet kuptuar që gjërat janë me radhë se mundësitë nuk janë të mëdha se nuk jemi shtet i pasur. Nuk diskutohet që ka shumë për të bërë akoma dhe mos harro, katrahura që është bërë me pronësinë nuk ka tokësorë që ta zgjidhë, përveç Edi Ramës. Ai e ka marrë në kurriz këtë punë, por ju e dini shumë mirë se sa komplikacione kanë sjëllë të gjitha qeveritë që nga ’91”, tha Çuçi.

Video nga Saranda Web:

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.