E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Blendi Fevziu bën denoncimin: Fotot e mia po përdoren për të joshur femrat braziliane, bëjnë si të pasur
Publik News

Blendi Fevziu bën denoncimin: Fotot e mia po përdoren për të joshur femrat braziliane, bëjnë si të pasur

Blendi Fevziu është përballur së fundmi me një situatë aspak të këndshme.

Një mjek nga Brazili e ka njoftuar se fotot e tij po keqpërdoren nga dikush në Brazil i cili shtiret si i pasur dhe kërkon grua.

Blendi ka publikuar edhe profilin e mashtruesit madje ai ka krijuar edhe një pasaportë dhe mjete identifikimi.

“Përshendetje Blendi. Unë jam brazilian, mjek obstetër dhe gjinekologu. Po ju kontaktoj për t’ju informuar se fotot dhe imazhi juaj përdoret si një burrë fallco për të vjedhur femra braziliane. Nëna ime ishte një nga viktimat. Banditët kanë marrë foto nga Instagrami juaj duke ndryshuar emrin. Ata shtiren si një i vetumar i pasur që po kërkon për grua. Tani do t’ju tregoj fotot që i dërguan nënës simë”, shkruhet në mesazhin që mjeku i ka dërguar Blendi Fevziut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.