E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Blinin me para false, bien në pranga
Publik News

Blinin me para false, bien në pranga

Në pranga ranë shtetasit: Sh. J. 23 vjeç, U. B. 18 vjeç dhe B. D. 18 vjeç, të tre banues në fshatin Vilë, Kukës.

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se tre personat e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer aktivitet të shtrirë në periudha kohore dhe vende të ndryshme, në qytetin e Krumës dhe Kukësit, pranë pikave të karburanteve, marketeve dhe subjekteve të ndryshme tregtare, duke përfituar me anë të shkëmbimit me kartëmonedha të falsifikuara, mallra dhe shërbime të tjera.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit të mjetit rezultoi se shtetasi Sh. J. drejtonte mjetin i pa pajisur me leje drejtimi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjetet tip “Benz” dhe “Toyota”, 8 kartëmonedha me prerje 100 euro të dyshuara të falsifikuara, si dhe dy aparate celularë”.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave” kryer në bashkëpunim dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.