E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bllokim i 4 ton produkte bimore , zbulohet sa lekë u gjobit Ylli Merja
Lajme

Bllokim i 4 ton produkte bimore , zbulohet sa lekë u gjobit Ylli Merja

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërhyrë këtë të shtunë në një magazinë në zonën e Shkozës në Tiranë, ku ka bllokuar një sasi të konsiderueshme produktesh bimore që rezultonin jashtë standardeve ligjore.

Kontrolli u ushtrua në subjektin “Merja”, në pronësi të mjekut popullor Ylli Merja, pas një denoncimi të mbërritur pranë institucionit. Gjatë inspektimit, u konstatuan plot 3984 kilogramë bimë të thata të miksuara, të ruajtura në thasë plastikë, por pa asnjë etiketim apo informacion bazë për konsumatorin.

Sipas AKU-së, produktet nuk kishin të shënuar afatin e përdorimit, origjinën apo përbërjen, duke përbërë shkelje të rëndë të rregullave të gjurmueshmërisë dhe sigurisë ushqimore.

Për këto parregullsi, inspektorët vendosën menjëherë masën e bllokimit të gjithë sasisë së gjetur në magazinë. Njëkohësisht, ndaj subjektit u vendos një gjobë prej 200 mijë lekësh për shkelje të kërkesave të gjurmueshmërisë.

Nga verifikimi i mëtejshëm i dokumentacionit rezultoi gjithashtu se mungonte sistemi i vetkontrollit, konkretisht skedat e monitorimit gjatë procesit të përpunimit dhe miksimit të bimëve. Për këtë shkelje shtesë, u vendos edhe një tjetër gjobë në vlerën 100 mijë lekë.

Autoritetet theksojnë se kontrollet do të vijojnë në të gjithë vendin, me fokus garantimin e standardeve të sigurisë për produktet që hidhen në treg.

Njoftimi i plotë i AKU-së:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, referuar një denoncimi të ardhur, ka kryer kontroll në subjektin “Merja”, me adresë në lagjen Shkozë, Tiranë, ku nga inspektimi i kryer në ambientet e magazinës së subjektit, u konstatuan një sasi prej 3984 kg produkte të miksuara (miksime bimësh të thata) të ambalazhuara në thasë plastikë, por të paetiketuara, pa informacion mbi afatin e përdorimit, origjinën apo emërtimin e përbërjes.

?Mbi këto gjetje trupa inspektuese mori masën e menjëhershme të bllokimit të kësaj sasie në ambientet e magazinës si dhe për veprime, në kundërshtim me kërkesat e gjurmueshmërisë, ndaj subjektit u mor masa administrative “Gjobë” në vlerën 200,000 (dyqind mijë) lekë.

Gjithashtu nga verifikimi i dokumentacionit ka rezultuar se mungonte implementimi i sistemit te vetkontrollit (skedat e monitorimit gjatë procesit të miksimit) veprime në kundërshtim me parashikimet ligjore, për këtë mangësi u mor masa administrative “Gjobë” në vlerën 100,000 (njëqind mijë) lekë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.