E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bllokimi i e-albania dyshohet të jenë dy shtete që na ka sulmuar/ Reagon Rama
Lajme

Bllokimi i e-albania dyshohet të jenë dy shtete që na ka sulmuar/ Reagon Rama

e-albania u shndërrua në problem ditët e fundit për shkak të një sulmi kibernetik i cili e bllokoi platformën online dhe shkaktoi ngadalësime.

“Sulmi është i organizuar nga një shtet, është një shtet mbrapa këtij sulmi. Nuk jemi ne në gjendje të identifikojmë ne shtetin. Dy janë shtetet që dyshojmë. E them këtë, për të thënë që sulmi është jashtëzakonisht kompleks dhe agresiv. Dhe sistemet nuk kanë çeduar në aspektin e shkatërrimit të tyre, nuk janë zhdukur të dhënat e shtetit, aq më tepër që ato nuk rrinë ashtu siç e imagjinojnë njerëzit. Sepse AKSHI nuk mban të dhëna. Jemi në kushtet e një sulmi kibernetik tepër të sofistikuar që ka përfshirë në pjesën e kundërsulmit NATO-n. Po punohet me një skuadër përtej skuadrës sonë”, tha Rama gjatë një takimi me drejtuesit e rinj të Partisë Socialiste pas përmbylljes të garave për përzgjedhjen e tyre në të 61 bashkitë e vendit u shpreh ai.

Dyshimet që ngrihen janë pikërisht që ky sulm është planifikuar nga vetë qeveria ,Janë të shumtë zërat e ekspertëve që e pohojnë një gjë të tillë, kjo me qëllim që qeveria të shpallë një tender miliona euro për mirëmbajtjen e sistemit. Kjo duke përdorur të dhënat  e pensionistëve, të moshuarve në azile apo edhe qytetarëve të tjerë, emigrantë e çobanë, pa asnjë lidhje me atë çfarë bëhej me të dhënat e tyre në institucionet shtetërore dhe banka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.