E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bllokimi i qarkullimit, qytetarja humb ndjenjat: Dua të shkoj në Tiranë
Lajme

Bllokimi i qarkullimit, qytetarja humb ndjenjat: Dua të shkoj në Tiranë

Bllokimi i aksit Përrenjas–Librazhd ka krijuar një situatë të rënduar për qindra qytetarë, të cilët kanë mbetur për orë të tëra të bllokuar në trafik, pa një orientim të qartë mbi rrugët alternative.

Mes tyre ishte edhe një grua që po tentonte të kthehej drejt Tiranës, por që mbeti e bllokuar në Maliq. E lodhur nga pritja dhe pasiguria, ajo pati një debat me efektivët e policisë në terren dhe më pas humbi ndjenjat.

“Çfarë është kjo? Nuk e dimë çfarë bëhet. Dua të shkoj në Tiranë, nuk shkoj dot. Më thanë ik në Gramsh, më kthyen. Atje më thanë ik. Ku të vete?”, dëgjohet të thotë qytetarja para se të rrëzohej.

Situata ka ardhur si pasojë e rrëshqitjeve të dherave në segmentin Librazhd–Pogradec, që detyruan devijimin e qarkullimit. Megjithatë, edhe aksi alternativ Moglicë–Lozhan rezultoi i bllokuar, duke shkaktuar kaos në lëvizjen e mjeteve dhe duke lënë drejtuesit pa zgjidhje të menjëhershme.

Fluksi i shtuar i automjeteve dhe mungesa e një menaxhimi të qartë të trafikut kanë përkeqësuar gjendjen, ndërsa qytetarët kërkojnë informacion të saktë dhe zgjidhje urgjente për të vijuar udhëtimin e tyre në siguri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.