E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bllokohen 112 kg djathë bebe të shkrirë nga AKU , vendos 1 mln lekë gjobë
Lajme

Bllokohen 112 kg djathë bebe të shkrirë nga AKU , vendos 1 mln lekë gjobë

Në kuadër të Programit të Punës mbi nisjen e hetimeve në stabilimentet prodhuese, përpunuese dhe ambalazhuese të qumështit dhe nënprodukteve të tij, janë kryer marrje mostre dhe kontrolle zyrtare, në këto subjekte.
Nga analizimi i produktit “djathë bebe i shkrirë” i mostruar në stabilimentin e përpunimit “E”, ka rezultuar me përmbajtje të yndyrnave bimore.
Referuar përgjigjes së raport provës janë kryer verifikimet në terren, ku janë marrë masat konform legjislacionit në fuqi, duke bllokuar produktin në sasinë e 112 kg deri në notifikimin e etiketës, pasi subjekti nuk ka kryer detyrimin ligjor për deklarimin e të gjithë përbërësve (lëndë e parë) në etiketën me të cilën tregtohet produkti.
Për këtë arsye është vendosur masë administrative “gjobë” në vlerën e 100’000 lekëve. Për veprime të mëtejshme, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë me kontrolle në të gjithë vendin në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.