E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bllokohet aksi Gjirokastër- Kakavijë, del nga shtrati lumi Vjosa
Flash

Bllokohet aksi Gjirokastër- Kakavijë, del nga shtrati lumi Vjosa

Reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë vendin që prej ditës së djeshme kanë krijuar një situatë të rënduar në disa zona. Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në zonën e pazarit, pranë Urës së Mifolit, si pasojë e prurjeve të shtuara. Sipas të dhënave më të fundit, niveli i ujit ka arritur në 6.8 metra mbi nivelin e detit, duke rritur ndjeshëm rrezikun për zonat përreth.

Autoritetet u kanë bërë thirrje familjeve që banojnë pranë lumit të marrin masa paraprake dhe të qëndrojnë në gatishmëri për çdo situatë të mundshme. Ndërkohë, prurjet e larta nga zonat e Gjirokastrës dhe Përmetit vijojnë të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e mëtejshme të nivelit të Vjosës.

Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat përgjegjëse, ndërsa banorëve u kërkohet të respektojnë udhëzimet e emergjencave civile.

Probleme serioze janë shënuar edhe në infrastrukturë. Rruga Kotë–Sevaster, në fshatin Vajzë, ka pësuar një shkarje masive dhe aktualisht është e pakalueshme. Si pasojë, dy banesa janë shembur, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të shmangin qarkullimin në këtë segment dhe të përdorin rrugë alternative.

Po ashtu, për shkak të reshjeve të dendura, aksi nacional Gjirokastër–Kakavijë është bllokuar në zonën e Kordhocës, përballë fshatit Lazarat. Grupet e punës ndodhen në terren dhe po punojnë për normalizimin e qarkullimit.

Ndërkohë, në Kurbin janë evakuuar rreth 8 familje, ndërsa sipërfaqja e përmbytur në të gjithë qarkun llogaritet në rreth 2 600 hektarë, me 150 banesa të rrethuara nga uji.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.