BLLOKOHET HYRJA E TIRANËS: JA SA PROTESTUES KANË NDALUAR TRAFIKUN TE SHESHI “SHQIPONJA”
Ka nisur tashmë protesta e opozitës duke bllokuar akset kryesore në të gjithë vendin.
Ndërkohë protestuesit kanë zbarkuar edhe në një prej hyrjeve të Tiranës, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve te sheshi “Shqiponja”.
Por ajo që bie në sy nga këto fotografi të realizuara me dron, është numri i vogël i protestuesve, që deri tani kanë mundur të bllokojnë vetëm një nga senset e rrugës me katër korsi. Kujtojmë se një pjesë e konsiderueshme e protestuesve në këtë shesh janë ata të cilët protestojnë prej muajsh tashmë kundër shembjes së banesave te zona e “Astirit”. Protesta pritet të zgjasë rreth 2 orë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco







