E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bllokohen 440 kilogram mish nga AKU
Lajme

Bllokohen 440 kilogram mish nga AKU

AKU bllokon 440 kilogram mish

 Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Korçë sekuestroi këtë të martë 440 kilogram mish, të therur në kushte shtëpie. Kjo sasi mishi u gjet pa vulë dhe jashtë standardeve të tregtimit në fshatin Mborje.

Roland Çela, drejtor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për Korçën, tha se kontrollet po ushtrohen me rastin e festave të fundvitit, sidomos nëpër fshatra.

Ai sqaroi se therja dhe tregtimi në kushte shtëpie nuk do të tolerohet e kontrollet, e masat në këtë drejtim sapo kanë nisur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.