E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Blogeri i njohur në botë “shpërthen” ndaj Tv Klan dhe Ermal Mamaqit:  Përfituat dhe treguat mungesë respekti
Publik News

Blogeri i njohur në botë “shpërthen” ndaj Tv Klan dhe Ermal Mamaqit: Përfituat dhe treguat mungesë respekti

Mesa duket debati mes moderatorit të Tv Klan Ermal Mamaqi dhe të dashurës së blogerit Nuseir Yassin, Aline paska ka qenë akoma dhe më i madh.

Të ftuar në emision, Nas dhe e dashura e tij u vunë në siklet nga pyetjet që ju drejtuan.

Blogeri i njohur Nuseir Yassin ka nxjerrë krejtësisht ‘të palarat’ Mamaqit dhe shprehet se i ka censuruar intervistën.

Ai tregon se ky televizon nuk ka publikuar fillimin e saj, në mënyrë që sipas tij njerëzit të kuptonin se sa e tmerrshme ishte kjo intervistë.

“Kjo nuk është në rregull.

Ti nuk ke transmetuar fillimin e intervistës. Pjesën ku tregove mungesë respekti ndaj meje dhe të dashurës time.

Ti ke fshehur pjesën ku njerëzit do të shikonin sa e shpifur ishte kjo intervistë.

Unë prisja gjë tjetër, nuk e mendoja se ti do të përfitoje nga kjo intervistë në këtë mënyrë”, shkruan Nusseir.(TemA)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.