E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Boçi ironi me  SPAK-un që  sekuestroi telefonin e drejtoreshës së Veliajt, Erinda Fino
Lajme

Boçi ironi me SPAK-un që sekuestroi telefonin e drejtoreshës së Veliajt, Erinda Fino

‘Befasi’, pas 6 muajve e ka ndërruar së paku 6 herë…

 Luçiano Boçi,  Drejtuesi Politik i Qarkut Shkodër, ka ironizuar me lajmin e sotëm të SPAK, se i ka sekuestruar telefonin drejtoreshës së Bashkisë Tiranë, Erinda Fino, në kuadër të hetimeve për korrupsion në tendera. 

‘I bukur ky lajmi nga SPAK!  Ndërkohë që bomba e korrupsionit ka 6 muaj që ka plasur dhe e di i madh dhe i vogël. Sipas SPAK i bie që këta që bëjnë “krime intelektuale” po presin 6 muaj tek dera e Bashkisë si budallenj SPAK-un që t’i marrë telefonin e t’ia zbulojë të gjitha’, shkruan Boçi në Facebook.

Postimi i plotë: 

I bukur ky lajmi nga SPAK!

Sekuestrohet telefoni i një tjetre drejtoreshe Erinda Fino, në kuadër të hetimeve për korrupsion në tendera.

Ndërkohë që bomba e korrupsionit ka 6 muaj që ka plasur dhe e di i madh dhe i vogël.

Sipas SPAK i bie që këta që bëjnë “krime intelektuale” po presin 6 muaj tek dera e Bashkisë si budallenj SPAK-un që t’i marrë telefonin e t’ia zbulojë të gjitha.

Normal që pas gjashtë muajve e kanë ndërruar së paku 6 herë telefonin.

Ky rast tejkalon dhe atë që ndodhi në Bashkinë e Elbasanit para pak muajsh, ku SPAK sekuestroi disa telefona të disa drejtuesve të dyshuar për korrupsion.

Por ndërkohë ata ishn lajmëruar për këtë gjë dhe dorëzuan telefona të virgjër.

Megjithatë kësaj së sotmes, pas gjashtë muajsh, vërtet i them tamam “befasi”!!!!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.