E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bomba në makinë/ Arrestohet gazetari
Bota

Bomba në makinë/ Arrestohet gazetari

Forcat e sigurisë së Pakistanit sot kanë arrestuar gazetarin, Khalid Afridi, dhe një rojtar të sigurisë të klubit të gazetarëve në rajonin fisnor, Khyber, pasi dje është zbuluar një bombë nën automobilin, i cili ishte përdorë nga katër gazetarë në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.

Gazetari i arrestuar, Khalid Afridi, nga rrjeti News TV Channel në Khyber, ishte njëri prej katër reporterëve që dje udhëtonin me makinë, kur ishte gjetur bomba magnetike e vendosur nën të.

Ky grup i gazetarëve, përfshirë edhe korrespondentin e Radios Evropa e Lirë, Farhad Shinwari, po raportonte për një garë vjetore të automobilave në rajonin Khyber.

Afridi e kishte huazuar makinën në qytetin Jamroud, ku kishte filluar gara e automobilave, dhe po udhëtonin para garuesve, kur dy persona të tjerë me makinën e tyre e vërejtën eksplozivin në veturën që udhëtonte para tyre.

Pastaj, një ekip i specializuar e çmontoi bombën, e cila i kishte afro dy kilogramë eksploziv.

Autoritetet, po ashtu, e kanë arrestuar edhe një rojtar të sigurisë në një vend ku kjo veturë ishte e parkuar, në kuadër të një klubi të gazetarëve në Jamroud.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.