E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reshjet e shiut paralizojnë aksin Gramsh–Moglicë–Korçë
Lajme

Reshjet e shiut paralizojnë aksin Gramsh–Moglicë–Korçë

Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë shkaktuar bllokimin e aksit rrugor Gramsh–Moglicë–Korçë, konkretisht në segmentin pranë fshatit Gopesh, në bashkinë e Gramshit.

Sipas qytetarëve që ndodhen në zonë, rruga ka më shumë se dy orë që është e pakalueshme, ndërsa deri tani nuk ka mbërritur asnjë mjet për të ndërhyrë dhe për të bërë të mundur hapjen e saj.

Banorët shprehen se kanë kontaktuar administratorin e zonës për të kërkuar ndërhyrje urgjente, por pavarësisht njoftimeve të përsëritura, ende nuk është marrë asnjë masë konkrete në terren.

Situata vijon të mbetet problematike, ndërsa drejtuesit e automjeteve dhe banorët kërkojnë reagim të menjëhershëm nga autoritetet përgjegjëse për zhbllokimin e rrugës dhe garantimin e qarkullimit të sigurt në këtë aks të rëndësishëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.