Bordi i Paqes mirëpret Shqipërinë si anëtare themeluese të organizatës
Bordi i Paqes ka njoftuar zyrtarisht, përmes një postimi në platformën “X”, pranimin e Shqipërisë si anëtare themeluese të kësaj organizate ndërkombëtare.
“Në emër të Bordit të Paqes, e mirëpresim Shqipërinë si një nga anëtaret themeluese të organizatës sonë në zgjerim”, thuhet në reagimin e publikuar.
Ky zhvillim vjen vetëm pak ditë pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i adresoi një ftesë kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar Shqipërinë në këtë nismë të re të politikës ndërkombëtare.
Bordi i Paqes është krijuar nga Trump si një mekanizëm shumëkombësh me synim mbikëqyrjen e respektimit të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, koordinimin e procesit të rindërtimit të Gazës pas konfliktit të nisur me sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023, si dhe rivendosjen e rendit dhe stabilitetit në enklavën bregdetare.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



