E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Borë edhe në Tiranë, flet sinoptikania: Çfarë pritet ditët në vijim
Lajme

Borë edhe në Tiranë, flet sinoptikania: Çfarë pritet ditët në vijim

Mbi vendin tonë po mban mot i ftohtë dhe me reshje në pjesën më të madhe të vendit.

Në një lidhje telefonike për News24, sinpotikania Adiola Bani nga Meteoalb u shpreh se ulja e temperaturave do vijojë edhe në ditët në vijim duke arritur në -13 gradë Celsius në disa vende.   Sa i përket reshjeve, sinoptikania tha se të premten priten reshje dëbore në 90% të vendit duke përshirë edhe zonat e ulëta siç është Tirana apo edhe Vlora.

“Kemi pasur një ulje të ndjeshme të temperaturave ditët e fundit.  Pritet që edhe dita e nesërme të sjellë reshje dëbore në pjesë më të madhe. Reshjet e dëborës do përfshijnë 90% të territorit. Do kemi reshje edhe në zonat e ulëta. Temperaturat minimale do shkojnë në -13 gradë, ndërsa maksimalja 7 gradë. 15-ditësh i parë i janarit pritet të jetë i ftohtë dhe me pak reshje. Gjatë ditës së nesërme ekziston mundësia që edhe Tirana dhe Vlora të preken nga flokët e dëborës. Ngricat do të jene më shumë prezentë gjatë këtyre ditëve, ndërsa pjesa e dyte e janarit do jetë në vlerat normale për stinën”- tha sinoptikania per Balkanweb.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.