E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Borsh/ Policia gjobë pronarit të gomones , e nxori  në breg të detit duke rrezikuar pushuesit, policia ia bllokon
Lajme

Borsh/ Policia gjobë pronarit të gomones , e nxori në breg të detit duke rrezikuar pushuesit, policia ia bllokon

Gjobitet me shumën ‘e majme’ 49-vjeçari

Pak orë pas denoncimit në rrjetet sociale, të një shtetasi që kishte nxjerrë në bregun e detit gomonen në plazhin e Borshit, policia e Vlorës thotë se ka identifikuar pronarin e mjetit dhe e ka gjobitur atë.

Në një njoftim për mediat, policia e Vlorës bën me dije se policia kufitare ka konstatuar në plazhin e Borshit, një gomone, “me drejtues shtetasin I. H., 49 vjeç, banues në Sarandë, i cili nuk respektonte zonën e kufizuar për lëvizjen e mjeteve lundruese dhe nuk dispononte dokumentacionin përkatës në bord. Nga shërbimet e Policicë Kufitare është bërë menjëherë shoqërimi dhe bllokimi i mjetit lundrues, në portin e Sarandës”.

Foto e publikuar ne rrjetet sociale

“Në bazë të ligjit nr.43 të vitit 2020, neni 24/1/c, drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi I. H. u ndëshkua me masën administrative 500.000 lekë të rinj, për mosrespektimin e zonës së kufizuar për mjetet lundruese. Gjithashtu, në bazë të ligjit nr.127, datë 15.10.2021, neni 14/1/b, ky shtetas u ndëshkua me masën administrative 10.000 lekë të rinj, për mungesë dokumentacioni (në bord)” ben me dije policia.

Njoftimi i Policisë

Nuk respektoi zonën e kufizuar për lëvizjen e mjeteve lundruese në plazhin e Borshit dhe nuk dispononte dokumentacionin në bord, ndëshkohet me masat administrative 500.000 dhe 10.000 lekë të rinj, drejtuesi i mjetit lundrues tip gomone.

Bllokohet mjeti lundrues.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Borsh dhe Sarandë, në vijim të kontrolleve, në kuadër të masave të marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, kanë konstatuar në plazhin e Borshit, një mjet lundrues tip gomone, me drejtues shtetasin I. H., 49 vjeç, banues në Sarandë, i cili nuk respektonte zonën e kufizuar për lëvizjen e mjeteve lundruese dhe nuk dispononte dokumentacionin përkatës në bord. Nga shërbimet e Policicë Kufitare është bërë menjëherë shoqërimi dhe bllokimi i mjetit lundrues, në portin e Sarandës.

Në bazë të ligjit nr.43 të vitit 2020, neni 24/1/c, drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi I. H. u ndëshkua me masën administrative 500.000 lekë të rinj, për mosrespektimin e zonës së kufizuar për mjetet lundruese. Gjithashtu, në bazë të ligjit nr.127, datë 15.10.2021, neni 14/1/b, ky shtetas u ndëshkua me masën administrative 10.000 lekë të rinj, për mungesë dokumentacioni (në bord).

Policia Kufitare do të vijojë kontrollet me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për pushuesit, gjatë sezonit turistik dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në aplikacionin Komisariati Dixhital ose të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar anonimatin, reagim të shpejtë dhe profesional.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.