“Bosi i ‘lojërave të fatit’ i dha makinë 150 mijë euro Fatmir Xhafës”
Një qytetar ka denoncuar sot një dhuratë prej 150 mijë eurosh, që i është bërë ish-Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, pikërisht nga një prej bosëve të lojërave të fatit, që u arrestua nga Policia e Shtetit, gjatë operacioni mbrëmjes së enjte.
Bëhet fjalë për një makinë me targa AA234 MF që biznesmeni i arrestuar Gramoz Murataj i ka dhuruar Xhafajt, me vëllanë e të cili ka qenë ortak në biznesin e shpallur tashmë si të paligjshëm.
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka publikuar denoncimin e qytetarit me këtë koment: “Denoncon dhuratën e Gramoz Muratit për Fatmir Xhafën: Një veturë të re! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.”
“Përshëndetje Doktor.
Gramoz Murataj është ortaku i vëllait të Fatmir Xhafës, Geronit, me të cilin kanë qenë bashkë në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe në Vlorë, trafiqet dhe lojërat e fatit i kanë pasur bashkë. Gramozi Fatmir Xhafës i ka bërë dhuratë një makinë me targa AA 234 MF model G, 150 mijë euro. Si e justifikon Xhafa këtë makinë?!”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



