Briken Calja ‘mbulohet’ në ar, vendos 3 rekorde ballkanike
Peshëngritësi shqiptar Briken Calja ka shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Shqipëri, duke fituar tre medalje ari dhe duke vendosur tre rekorde të reja ballkanike.
Në kategorinë 79–88 kg, Calja realizoi:
-
150 kg në shkëputje,
-
185 kg në shtytje,
-
335 kg në dygarësh,
rezultate që e renditën bindshëm në vendin e parë, larg ndjekësit më të afërt, peshëngritësit turk Ramazan Zeydanli, i cili u pozicionua i dyti.
Në të njëjtën kategori garoi edhe peshëngritësi shkodran Erkand Qerimaj, i cili nuk arriti të finalizonte asnjë nga gjashtë provat, për shkak edhe të një dëmtimi me të cilin vinte në këtë kompeticion.
Calja konfirmon edhe një herë statusin e tij si një nga emrat më të fortë të peshëngritjes shqiptare dhe ballkanike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



