E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Bularati’, Shqipëria shpall ‘Non grata”, eurodeputeten qipriote Eleni Theoharos
Lajme

‘Bularati’, Shqipëria shpall ‘Non grata”, eurodeputeten qipriote Eleni Theoharos

Konferencë e Jashtëzakonshme e zëdhënësit të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme

“Shfaqja e orkestruar si një provokim agresiv në Bularat, e cila e ktheu një ceremoni mortore në një manifestim sfidues ndaj rendit dhe sigurisë , qetësisë publike në Shqipëri,  me thirrje ekstremiste, nxitje të urrejtjes dhe thirrje të përçarjes midis qytetarëve me kombësi shqiptare dhe greke, ishte e papranueshme për shtetin dhe shoqërinë shqiptare.

Në mbrojtje të rendit kushtetues, sigurisë kombëtare, qetësië publike dhe pacenueshmërisë të asnjë lloj forme të tërësisë territoriale të Shqipërisë,  autoritete shqiptare janë mbështetur në mekanizma tërësisht ligjorë në adresimin e problematikave.

Në bashkëveprim institucional dhe pas vlerësimit të kryer nga institucionet e specializuara, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme i propozoi Ministrisë së Brendshme shpalljen “Non grata” , pra, Person të Padëshirueshëm në Shqipëri, të eurodeputetes qipriote Eleni Theoharos.

Ministria e Brendshme gjykoi të miratojë kërkesën e Ministrise për Europën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.