Bulqizë 4 ditë pa drita, banorëve po u rrezikohet jeta : Telat kanë rënë, askush s’i rregullon
Fundjava që sapo lamë pas solli zyrtarisht dimrin, me rënie temperaturash, reshje shiu dhe dëbore.
Por për zonat e thella malore kjo do të thotë edhe izolim e mungesë energjie elektrike pasi shtyllat e shpërndarjes së energjisë janë amortizuar e askush nuk është kujtuar t’i rregullojë.
Banorët e fshatit Pasinkë, të njësisë administrative Ostren i Madh bashkia Bulqizë kanë 4 ditë pa drita.
Ata thonë se telat e energjisë elektrike po iu rrezikojnë jetën pasi janë të zhveshur dhe të rënë në tokë.
Prej 4 ditësh ata kanë tentuar të lidhen me elektricistin e zonës por ai nuk ua ka hapur telefonin, me pretekstin se nuk ka çfarë të bëjë.
Banorët kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme pasi te shtylla e tensionit të lartë kalon energji elektrike duke iu vënë edhe më shumë jetën në rrezik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



