E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bulqizë/ FOTO/ Zjarri në kurorën e Liqenit të Zi
Lajme

Bulqizë/ FOTO/ Zjarri në kurorën e Liqenit të Zi

Zjarri në masivin pyjor me pishë, ah dhe bredh në kurorën e gjelbërt në Zerqan të Bulqizës ka dalë jashtë kontrollit.

Me gjithë ndërhyrjen e bërë nga toka për 7 ditë radhazi ka qenë e pamundur që flakët të shuhen plotësisht dhe këtë të premte janë shfaqur disa vatra zjarri, të cilat të ndihmuara nga era e fortë e bëjnë të pamundur fikjen e tyre.

Nënprefekti i Bulqizës, Avni Muliu tha se forcat e Njësisë Operacionale për shuarjen e zjarreve kanë punuar për një javë, por ka qenë e pamundur fikja plotësisht për shkak të terrenit të vështirë dhe pemëve të mëdha.

Muliu tha se zjarri mund të jetë i qëllimshëm dhe kërkon që të gjendet autori. Nga ana tjetër ai shprehet se vetëm ndërhyrja nga ajri e ndalon dëmin e madh në këtë zonë, e cila është e vetmja e paprekur në Bulqizë.

Zjarri në malin e Tërnovës në Bulqizë ka djegur disa hektarë pyll me pemë shekullore.

ImageImage

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.