Bushati: Rama është bërë kopje e Erdoganit
Tre lajme për vëllain e Erdoganit
Bushati e përmbledh në Tre lajme listat e Ramës sot në Lapsi.al
Një lajm i mirë se Rama De jure ka pastruar listën nga kriminelët, tutorët dhe të fortët, por ka pastruar edhe PS-në duke mbajtur vetëm Gramoz Ruçin si kutesë nga e kaluara dhe Lajmi më i rëndësishëm Rama është bërë kopje e Erdoganit
Të tre këta elementë, pavarësisht se veç e veç, mund të duken dikush më i mirë dhe dikush me i keq, konvergojnë në të njëjtën pikë. Ato përmblidhen në konceptin e Erdoganit, që po ngjall sot aq shumë polemika, që e konsideron demokracinë si një tramvaj, që i hypen atëherë kur do dhe që i zbret pasi ke arritur qëllimin. Kështu ka vepruar edhe Edi Rama. Ai i përdori banditët për të përballuar, fuqinë e dhunshme të Berishës. Ai i thiri në ndihmë memories së PS kur i duhej që të fitonte zgjedhjet. Ai i duroi edhe ata që nuk e shihnin si përëndi sepse i nevojiteshin si pjesë e një fronti që do ta conte drejt qëllimit.
Por, tani askush nuk është më i domosdoshëm, sepse Edi Rama po shkon drejt marrjes së pushtetit pa garë. Dhe ashtu siç ndodh pas instalimit të rregjimeve moniste, ata nuk i durojnë më as kriminelët e vet, as bashkëudhëtarët e vet, as disidentët e vet. Edhe Edi Rama këtë po bën. Ai po i spastron të gjithë sepse në 18 qershor, në një parlament pa opozitë, ai po bëhet gati t’i zbresë tramvajit të demokracisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



