Bushati: Sa të jetë Edi Rama në krye të qeverisë, kjo do të jetë Republika e krimit
Analisti Andi Bushati në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në News24, ka shprehur bindjen e tij se lidhjet e kryeministrit Edi Rama me krimin janë aq të forta sa qeverisja e tij do të shoqërohet me qeverisjen e krimit në Shqipëri. Bushati është shprehur edhe në lidhje me deklaratën e ish Ministrit të Brëndëshëm Demiraj për tpz.al . “Shiko rezultatet e zgjedhjeve dhe shiko kush dominon krimin, ish ministri Demiraj për mua ka të drejtë.”
Ndërsa ish këshilltari i Ministrit të Brendshëm Dritan Demiraj, specialisti i policisë Aleks Hajdari ka deklaruar se ish-Ministri Demiraj nuk komunikonte me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Haki Çako.
“Bashkpunimi i Ministrit Demiraj me Drejtorin e Përgjithsëhm të Policisë nuk kanë funksionuar. Nuk kishte bashkpunim të Haki Çakos me ish ministrin, mendoj se ishte një model që duhet harruar.”
Ndërsa gazetari Mero Baze i ka kërkuar ish-Ministrit të publikoj listën e plotë të deklaruar nga ai për trafikantët e drogës. “Demiraj ka thënë që kemi emrat e 124 emrave të trafikanteve të drogës, atë që ka thënë, duhet ta mbajë, tja japi opozitës që të bëjë betejën të japi emrat.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



