E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bushati shpjegon arsyen pse Rama i lejoi ndërtimet pa leje: Arrestime dhe rruspa, viktimat që do hedhë Rama në arenë!
Publik News

Bushati shpjegon arsyen pse Rama i lejoi ndërtimet pa leje: Arrestime dhe rruspa, viktimat që do hedhë Rama në arenë!

Analisti Andi Bushati ka kritikuar kryeministrin Edi Rama në lidhje me aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Në emisionin “Now”, Bushati u shpreh se do ketë dy ose tre arrestime për ata që kanë ndërtuar pa leje, në mënyrë që të tërhiqet vëmendja nga kriza ekonomike në vend.

Sipas tij, duhet t’i kërkohet llogari kreut të qeverisë, se përse ka lejuar ndërtime pa leje.

“Unë besoj se do kemi dy ose tre arrestime, dy ose tre rruspa, për t’iu thënë, o ju popull i pakënaqur, mos kini mendjen te çmimet, ndërkohë që unë 4 milionë euro i harxhoj vetëm për të pasur gjelbërim nnga dritarja ime.

Kënaquni me viktimat që unë po hedh në arenë. Për mua vetëm kështu shpjegohet. Ne sot duhet të ishim dhe t’i kërkonim llogari Edi Ramës”, theksoi Bushati.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.