E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bushati: SPAK tregoi se deri në ç’pikë duhet të godasë, politikanët s’preken!
Lajme

Bushati: SPAK tregoi se deri në ç’pikë duhet të godasë, politikanët s’preken!

Analisti Andi Bushati, thotë se nga operacioni për goditjen e bandave kriminale në qytetin e Elbasanit, ende nuk ka një informacion për të ditur më shumë rreth urdhër- arresteve të lëshuara, përfshirë dhe ato për gazetarët.

Bushati tha se SPAK merret me largimin e vëmendjes, sa kohë që nuk rend pas politikanëve, shkelësit e vërtetë të ligjit.

Sipas Bushatit, logjika e SPAK, të çon të mendosh se korruptohen gazetarët për llogari të informacioneve të rreme për bandat, ndërsa politikan del e ‘pastër’. Kjo për Bushatin, tregon qasjen e Prokurorisë së Posaçme për të goditur deri aty ku i lejohet, pa prekur politikanët.

Nuk dimë për çfarë i kanë thirrur gazetarët dhe çfarë i kanë bërë arrestimet. S’ka informacion zyrtar nga SPAK. Nuk dimë akuzat për kolegët tani, po marr më të rëndën, maksimumi që mund të bëjë një gazetar,  të japë informacione të rreme në favor të bandave.

Nëse ne kemi këtë standard të drejtësisë, që japim info të rreme, merret SPAK, mendo çdo kishte bërë më të tjerët. Ata janë vrima e fundit. Është që një komunitet lokal, një qytet ku u korruptokan gazetarë e njerëz të drejtësisë, vetëm politikanë jo. Tani hyjmë të fabula e peshqeve të vegjël e të mëdhnej.

Pa pasur informacione, SPAK ka leje të godasë deri në një pikë të caktuar. Nga heronjtë e fëmijëve tanë, kthehen në burrat e tredhur të grave të tyre.

Këta të SPAK sa herë bëjnë ndonjë gropë që duhet mbuluar, atëherë ka urdhër arrest për Erion Veliaj. Harrohet goli që kanë bërë. Keq që e arrestuan Metën, po ky Erioni…

Pedagogia Iris Luarasi, tha se SPAK po kërkon të dijë nga gazetarët se kush po i informon ata nga brënda prokurorisë.

Pedagogia është shprehur se SPAK duhet të mos intimidojë gazetarët por të merret me pjesën e brënshmë që ka të bëjë me prokurorinë.

‘Gazetari në momentin që ka lajmin është e drejta dhe profesionalizmi i tij ta bëjë publik.’– u shpreh Luarasi

Deklarata:

Unë nuk jam dakort me pjesën që një njeri në momentin që ai arrestihet patjetër ai është i fajshëm.  Ne e dimë shumë mirë presumimi i pafajsisë, derisa një njeri të shpallet i fajshëm atëherë është i fajshëm . deri më tani ata janë njerëz nën akuzë, asnjëri nuk është i fajshëm deri sa gjykata të japë vendimin për ta.

Në lidhje me zotin Qyno, kur është bërë hetimi në shtëpi diskutimi ishte që SPAK kërkon të dijë se kush është burimi i informacionit brënda prokurorisë për të kuptuar kush është prokurori që nxjer të dhëna për gazetarët.

Kanë folur publikisht, që ky nuk është problemi i gazetarit. Gazetari në momentin që ka lajmin është e drejta dhe profesionalizmi i tij ta bëjë publik.

SPAK-u nuk mund ta bëjë këtë duke intimiduar gazetarët por duke u marrë me pjesën tyre të brënshme që ka tbëj me prokurorinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.