E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bylykbashi kundër Alibeajt oër zgjedhjen e presidentit: Po i mundëson Ramës kapjen e Kreut të Shtetit, deputetët e PD s’bëhen fasadë
Lajme

Bylykbashi kundër Alibeajt oër zgjedhjen e presidentit: Po i mundëson Ramës kapjen e Kreut të Shtetit, deputetët e PD s’bëhen fasadë

Deputeti i Partisë Demokratike, i cili mbështet edhe Komisionin e Rithemelimit Oerd Bylykbashi ka dalë kundër qëndrimit të Enkelejd Alibeajt, i cili sot mblodhi grupi parlamentar dhe ku u propozuan disa emra nga opozita për President.

1

Sipas tij, marrëveshja mes Alibeajt dhe Ballës i garanton Edi Ramës legjitimimin e procesit të tij për kapjen e presidentit.

Ai thote se Alibeaj nuk ka asnjë tagër të mbledhë deputetët, të hedhë në tryezë emra kandidatësh për të legjitimuar procesin e Ramës.

“Ajo që mbetet është që marrëveshja e Alibeajt me Ballën i garanton Ramës legjitimimin e procesit të tij për kapjen e presidentit.

Marrëveshja i mundëson Ramës që në morinë e emrave të hedhur mbi tryezë, të fshehë emrin që ka planifikuar.

Marrëveshja që ka dakordësuar Alibeaj i mundëson Ramës që të sigurojë 84 mandate për kandidatin e tij që ta shesë si kandidat konsensual.

Marrëveshja i jep mundësi Ramës që të caktojë një opozitë hollesh përkundër opozitës së votës e me votat e tyre të caktojë presidentin e më tej, të ndryshojë sistemin zgjedhor, hartën e ndarjes territoriale, për të mbajtur pushtetin.

Alibeaj përpiqet të ndryshojë statutin e Partisë Demokratike duke anashkaluar Kuvendin Kombëtar dhe Këshillin Kombëtar, dy organet më të larta përfaqësuese të PD.

Alibeaj nuk ka asnjë tagër të mbledhë deputetët, të hedhë në tryezë emra kandidatësh për të legjitimuar procesin e Ramës.

Deputetët e Partisë Demokratike përfaqësojnë vullnetin e saj dhe nuk bëhen fasadë e kapjes së pushteteve prej Edi Ramës”, thote Bylykbashi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.